
Ja kush bëhet lojtari i parë mysliman i deklaruar që luan për Anglinë

Djed Spence hyri në histori të Kombëtares së Anglisë mbrëmë.
Në fakt, ai u bë myslimani i parë i hapur (deklaruar) që i përfaqëson “Tre Luanët” teksa debutoi tek kjo Kombëtare në fitoren 5:0 ndaj Serbisë.
I pyetur nëse ndien presionin që u bë i pari nga feja e tij që luan për ekipin senior, përfaqësuesi i ri anglez tha: “Ndoshta, ndoshta jo.”
“Unë në të vërtetë nuk ndiej presion për gjëra të tilla. Unë vetëm luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë, mundohem të jem i lumtur dhe pjesa tjetër përkujdeset për veten vetvetiu.”
(Kosova Sot Online)