
Pronarët e Liverpool-it drejt fitimit prej 665 milionë funte

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkaton verore, John Henry dhe Fenway Sports Group (FSG), pronarët e Liverpool-it, pritet të arkëtojnë një shumë marramendëse prej 665 milionë funte
Ishte një verë rekord në Anfield, ku kampionët e Premier League shpenzuan plot 446 milionë £ – shifra më e lartë ndonjëherë e harxhuar nga një klub anglez në një afat të vetëm kalimtar.
Në qershor, Liverpool theu rekordin britanik të transferimeve duke blerë Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 116 milionë £, duke mposhtur konkurrencën e Bayern Munich dhe Man City.
Në ditën e fundit të merkatos, ata mbyllën sagën më të gjatë të verës me blerjen 125 milionë £ të Alexander Isak nga Newcastle. Përveç tyre, në skuadër erdhën edhe Huge Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni.
Megjithatë, sipas Liverpool Echo, FSG janë tashmë në bisedime për të shitur skuadrën e NHL, Pittsburgh Penguins, të cilën e blenë në vitin 2021 për rreth 900 milionë dollarë (665 milionë funte). Shitja mund t’u sjellë atyre një fitim të madh, pasi vlera e ekipit vlerësohet në 1.75 miliardë dollarë (1.3 miliardë £).
Çfarë zotëron FSG?
Në 2002 morën Boston Red Sox, duke i dhënë fund një thatësire 86-vjeçare për titullin e bejsbollit.
Në 2007 hynë në NASCAR me Roush Fenway Racing.
Në 2010 morën Liverpool-in, duke fituar Champions League më 2019 dhe Premier League më 2020.
Në 2021 blenë Pittsburgh Penguins, por projekti sportiv ka zhgënjyer.
Janë të përfshirë edhe në TMRW Golf League, të themeluar nga Tiger Woods dhe Rory McIlroy.
Me një portofol kaq të larmishëm, FSG ka arritur rezultate të forta në shumicën e investimeve sportive, pavarësisht se jo çdo projekt ka qenë i suksesshëm.
(Kosova Sot Online)