
Suedia e publikon listën e futbollistëve për përballjen me Kosovën

Selektori i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.
Suedezët do të përballen me Zvicrën më 10 tetor dhe tri ditë më pas do ta presin Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Në listë janë përfshirë yjet si Alexander Isak, Victor Gyokeres e Anthony Elanga, të cilët luajtën edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë, ku Dardanët e regjistruan një fitore të madhe 2:0.
Ndërkohë, do të mungojë përsëri futbollisti kosovar, Besfort Zeneli.
Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të trajnerit Tomasson për dy duelet e tetorit.
(Kosova Sot Online)