
Ekipi më i dobët në Evropë e regjistron rekordin më negativ

Evropa e ka një skuadër aktuale, me ecurinë më të dobët në të 55 kampionatet e elitës. Bëhet fjalë për Glenavon në Irlandën e Veriut.
Glenavon nuk ka grumbulluar asnjë pikë, ndërsa ka luajtur 10 ndeshje në total.
Gjatë kësaj kohe ka shënuar vetëm 3 gola, teksa ka pësuar 20 të tjerë.
Klubi historik në Irlandën e Veriut, që është themeluar në vitin 1889, duket se e ka të pashmangshme rënien nga kategoria.
(Kosova Sot Online)