Ky është gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 13:45
Ky është gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

UEFA ka deleguar arbitrin rumun István Kovacs për të ndarë drejtësinë në ndeshjen shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Për 41-vjeçarin nga Rumania, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë në karrierë, pasi për herë të parë do të drejtojë një takim të këtij niveli në kuadër të kualifikimeve për Botërorin.

Kovacs, pjesë e listës së arbitrave elitë të UEFA-s, ka përvojë të gjerë në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. Ai njihet për stilin e tij autoritar dhe vendimet e shpejta në fushë.

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet të shtunën mbrëma, pritet të jetë e zhvilluar në një atmosferë të veçantë, me interesim të madh nga publiku dhe masa të shtuara sigurie. Delegimi i një arbitri me përvojë ndërkombëtare si Kovacs shihet si garanci për drejtësi dhe profesionalizëm në menaxhimin e kësaj sfide.

(Kosova Sot Online)