UEFA e ka lartësuar kombëtaren e Kosovës pas fitores ndaj Suedisë

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 07:46
UEFA e ka lartësuar kombëtaren e Kosovës pas fitores ndaj Suedisë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka lartësuar kombëtaren e Kosovës, pas fitores ndaj Suedisë. 

UEFA i ka kushtuar postim të veçantë triumfit të “Dardanëve” ndaj kombëtares suedeze në Gothenburg. 

“Fitore e madhe për Kosovën në Gothenburg”, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s në “Instagram”. 

Kosova fitoi 1-0 ndaj Suedisë në udhëtim, duke vazhduar ëndrrën për Botërorin e vitit të ardhshëm. 

Golin për fitoren e Kosovës e shënoi Fisnik Asllani. 

Kosova ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, teksa është e dyta në grup pas Zvicrës që ka 10 pikë.

(Kosova Sot Online)