Rey Manaj nuk u ndëshkua me karton të verdhë për shqiponjën që e bëri ndaj Serbisë

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 10:45
Rey Manaj nuk u ndëshkua me karton të verdhë për shqiponjën që e bëri ndaj Serbisë

Rey Manaj ishte heroi i tërë shqiptarëve në mbrëmjen e së shtunës.

Manaj shënoi golin e vetëm të fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në udhëtim.

Menjëherë pas golit, Manaj e bëri shqiponjën, dhe pastaj u ndëshkua me karton të verdhë, që dukej se u ndëshkua vetëm për festimin e tij.

Mirëpo, kryetari i FSHF-së, Armand Duka ka treguar arsyen e vërtetë të ndëshkimit të tij.

“Manaj nuk u ndëshkua për festimin e tij me shqiponjë, ai festim nuk është i ndaluar, por për shkak të festimit të tij afër bankës rezervë të Serbisë”, ka thënë Armand Duka.


(Kosova Sot Online)