Këpuca e Artë: Kane e mban kryesimin por ja nga kush ndiqet
Sezoni i ri s’ka shumë kohë që ka nisur, ndërsa “bomberët” janë tashmë “në zjarr” dhe mund ta imagjinojmë prej tash se si do të jetë gara për Këpucën e Artë deri në fund të 2025/26.
Në krye të renditjes, për momentin, janë lojtarë prej ligave që e kanë nisur edicionin e ri pak më herët.
Ata po e shfrytëzojnë edhe koeficientin më të lartë që e kanë privilegj pesë ligat më të forta evropiane.
Kështu, në krye vazhdon të mbetet Harry Kane i Bayern Munichut, i cili i ka realizuar 12 gola në Bundesligë.
Përkrah tij është Erling Haaland i Manchester Cityt, i cili u barazua nga Kylian Mbappe: francezi është i vetmi nga treshja kryesuese që shënoi në fundjavë dhe me golin e realizuar në “El Clasico” ndaj Barcelonës arriti tashmë në kuotën e 11 golave në La Liga.
Më pas gjendet befasia Joaquin Panichelli i Strasbourgut, i cili i ka realizuar 8 gola, duke i lënë prapa Mason Greenëood, Julian Alvarez, Jonathan Burkardt, Antoine Semenyo, Igor Thiago e Karl Etta Eyong.
Këta i ndjekin me nga 5 gola lojtarët si Ansu Fati, Luis Diaz, Can Uzun, Vinicius, Muriqi, Asllani, Diop, Ëelbeck, Orsolini e Mateta.
(Kosova Sot Online)
