Sllovenia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 13:28
Sllovenia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë

Kombëtarja e Sllovenisë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sllovenët aktualisht gjenden në vendin e tretë në grupin B me tri pikë, katër më pak se Kosova që gjendet e dyta.

Sllovenëve iu kryen punë vetëm fitorja ndaj Kosovës, për t’i mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë që dërgon në play-off për kualifikim në Botëror.

Jan Oblak dhe Benjamin Sesko janë dy futbollistët yje të Sllovenisë që do të jenë të gatshëm ndaj Kosovës.


(Kosova Sot Online)