'Ronaldo ka shumë vetëbesim, por nuk është më i miri në histori'

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 09:56
'Ronaldo ka shumë vetëbesim, por nuk është më i miri në histori'

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Nazário, ka komentuar së fundmi deklaratën e Cristiano Ronaldos, i cili kishte thënë se e konsideron veten futbollistin më të mirë në histori.

“Cristiano Ronaldo duke thënë se është më i miri në histori? Disa njerëz kanë shumë vetëbesim,” – tha me ironi i madhi “Fenomeno”.

Ronaldo shtoi se ai vetë nuk e sheh të nevojshme të flasë për veten:
“Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua, jo unë për veten time.”

Megjithatë, braziliani ruajti respektin për yllin portugez:
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por a është më i miri? Nuk jam dakord. Por e respektoj mendimin e tij – sigurisht që është mes më të mirëve në histori, ndoshta në Top 10.”


(Kosova Sot Online)