Cana: Granit Xhaka në Sunderland ka të njëjtin ndikim si unë dikur
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për përvojën e tij në Premier League dhe lidhjet e tij të forta me Sunderland, ku luajti në sezonin 2009-2010.
Cana e vlerëson lartë ndikimin e Granit Xhakës, i cili tani është pjesë e Sunderland, duke thënë se mes tyre ka një lidhje të gjatë dhe të veçantë, për shkak të prejardhjes së përbashkët nga Kosova dhe familjes së tij.
“Graniti është i jashtëzakonshëm në fushë dhe jashtë saj. Para se të vinte te Sunderland bëmë një bisedë dhe i thashë çfarë e pret, duke i treguar pasionin që do të gjente në klub,” tha Cana.
Përvojën e tij në Premier League, Cana e përshkruan si një eksperiencë të paharrueshme:
“Sunderland është një klub historik me tifozë të mrekullueshëm. Çdo moment në stadium ishte fantastik, sidomos ato në Stadium of Light.”
Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin me Lee Cattermole, me të cilin formoi një mesfushë të fuqishme: “Luajtëm me të njëkohësisht dhe në kulmin e formës sonë sfidonim çdo kundërshtar. Ai ishte fantastik në çdo aspekt të lojës.”
I pyetur për diferencat e Premierligës me ligat e tjera, Cana thekson pasionin e tifozëve dhe energjinë unike që e bën futbollin anglez të veçantë: “Në çdo hap të sfidës, tifozët janë aty me ty, pavarësisht rezultateve.”
Përveç futbollit, Cana është i angazhuar me Fondacionin Lorik Cana, që mbështet të rinjtë në sport dhe promovon kulturën shqiptare.
Fondacioni përfshin rreth 500-600 fëmijë në vit dhe Cana vazhdon të punojë gjithashtu në televizion dhe projekte të ndryshme ndërmarrëse.
(Kosova Sot Online)
