Vojvoda: Kosova po shkruan historinë e saj të futbollit
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur për rëndësinë historike të arritjeve të fundit të ekipit, duke theksuar se progresi i kombëtares shkon përtej fushës së lojës.
“Për një komb që ka përjetuar konflikt para tri dekadash, këto arritje sportive kanë një rëndësi që shkon përtej futbollit.Ky është një moment krenarie për të gjithë njerëzit, veçanërisht për ata që kanë kaluar kohë shumë të vështira,” tha Vojvoda, për faqen zyrtare të Como-s.
Ai theksoi gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të ndërtuar:
“Kemi një brez të mirë që po vjen. Dëshirojmë të kualifikohemi për një turne të madh, por na duhet kohë. Ende po ndërtojmë atë kulturë futbolli. Por mendoj se unë fillova atë histori. Dhe tani po shkruajmë gjëra të mira.”
Vojvoda është lojtari më me përvojë i Kombëtares, me mbi 68 ndeshje të luajtura, dhe udhëheq “Dardanët” në një periudhë vendimtare të zhvillimit të futbollit kosovar.
Kosova ka arritur fitoren historike ndaj Suedisë dhe synon kualifikimin në fazën “playoff” të Kupës së Botës , duke treguar progres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.
(Kosova Sot Online)
