Granit Xhaka u 'fishkëllua' në stadiumin 'Fadil Vokrri'

  • A.P /
  • 18 November 2025 - 22:27
Granit Xhaka u 'fishkëllua' në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili është me prejardhje shqiptare, po fishkëllehet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stadium, tifozët e kombëtares së Kosovës po e fishkëllejnë çdo prekje të topit nga  Granit Xhaka.

Rezultati momental i ndeshjes është 1 me 1

Kosova e ka siguruar play-offin e Botërorit, teksa me një fitore prej 6-0 sonte mund të shkojë direkt në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

(Kosova Sot Online)