Chelsea merr fitoren e tretë radhazi në Premierligë
Chelsea ka marrë fitoren e tretë radhazi në Premierligë, duke fituar në “Turf Moor” ndaj Burnleyt.
Djelmoshat e Enzo Marescas fituan 2-0.
Chelsea shënoi nga një gol për dy pjesët për të shkuar me këto tri pikë në vendin e dytë të Premierligës, të paktën për disa orë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Pedro Neto në përfundim të pjesës së parë.
Teksa, golin e dytë e të fundit në këtë përballje e shënoi Enzo Fernandez, në përmbyllje të pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet si e dyta me 23 pikë, tri më pak se Arsenali dhe një më shumë se Manchester City – që luan sonte nga ora 18:30.
(Kosova Sot Online)
