Kosova pozicionohet në vendin e 35-të duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes
Fitorja e jashtëzakonshme e Dritës ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një përparim të rëndësishëm për futbollin kosovar në arenën evropiane.
Suksesi i mbrëmshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në koeficientin e vendit, duke e ngritur Kosovën për dy pozita në renditjen e UEFA-s.
Aktualisht, Kosova pozicionohet në vendin e 35-të, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit dhe duke dëshmuar zhvillimin e vazhdueshëm të kampionatit tonë.
Ky progres është rezultat i paraqitjeve të forta të skuadrave kosovare, të cilat po tregojnë gjithnjë e më shumë se mund të konkurrrojnë me dinjitet në arenën evropiane.
Atmosfera optimiste është e dukshme, teksa futbolli kosovar po tregon se ka potencial të arrijë edhe më lart.
(Kosova Sot Online)
