Rodrygo po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi
Rodrygo Goes po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë vit te Real Madridi dhe nuk ka asnjë shenjë se situata po përmirësohet për të.
Pas barazimit 1-1 kundër Gironës në fundjavë, Rodrygo tani ka plot 30 ndeshje zyrtare pa shënuar gol – një nga ecuritë më të këqija në histori për një lojtar të Real Madridit, e barabartë me atë të Mariano Diaz.
Duke qenë se Rodrygo nuk ka arritur të rikthehet në planet e Xabi Alonsos dhe forma e tij pothuajse nuk ka shfaqur përmirësim, Real Madridi do të marrë në konsideratë ofertat për sulmuesin që po zhgënjen, raporton Mario Cortegana nga The Athletic.
Në fakt, 24-vjeçari brazilian e humbi statusin e “pashitshëm” që kishte pasur në të kaluarën që në verë.
Megjithatë, dëshira e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabéu” bëri që çdo largim të përjashtohej, pavarësisht interesimit të madh nga Premier League.
Duke hyrë në vitin 2026, qoftë në janar apo në verë, Real Madridi do të jetë i hapur ndaj ofertave për Rodrygon, i cili vetë mund të konsiderojë largimin në verë që në dimër, sidomos duke pasur parasysh se vendi i tij në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës është në rrezik.
Deri tani këtë sezon, Rodrygo ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ka regjistruar tre asistime.
Nga këto 15 paraqitje, vetëm katër kanë qenë si titullar, ndërsa ka grumbulluar gjithsej vetëm 434 minuta, duke treguar qartë se ku e sheh Xabi Alonso në planet e tij.
Prandaj, nëse vjen një ofertë e pranueshme, Real Madridi nuk do t’i dalë përpara largimit të Rodrygos në vitin 2026.
(Kosova Sot Online)
