Real Madridi synon t’i jap fund barazimeve në La Liga

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 13:45
Real Madridi synon t’i jap fund barazimeve në La Liga

Real Madridi do të kërkojë fitoren e parë pas tri barazimeve të njëpasnjëshme në La Liga.

“Los Blancos” humbën gjashtë pikë në tri ndeshjet e fundit, duke e humbur edhe vendin e parë në renditjen tabelare, pozitë që tani e mban rivali i tyrte, Barcelona.

Madje, katalonasit e rritën në +4 diferencën ndaj madrilenëve pas fitores 3:1 ndaj Atletico Madridit mbrëmë në “Camp Nou”.

Sonte me fillim nga ora 19:00, Real Madridi ndeshet me Athletic Bilbaon në udhëtim.

Fitorja është obligim për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso dhe vetë për trajnerin spanjoll, karriga e të cilit ka filluar të lëkundet.

Athletic Bilbao në anën tjetër gjendet momentalisht në vendin e tetë dhe vjen pas një fitoreje të rëndësishme 0:2 ndaj Levantes.


(Kosova Sot Online)