Enrique i kënaqur me konkurrencën në Ligue 1

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 10:30
Enrique i kënaqur me konkurrencën në Ligue 1

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka deklaruar se nuk ishte aspak i zemëruar lidhur me pozicionin aktual të Les Parisiens në renditjen e Ligue 1.

Fituesit e Ligës së Kampionëve, të cilët kanë fituar katër titujt e fundit të Ligue 1, janë të dytët pas Lensit të Pierre Sage, që po udhëheq ritmin.

“Të përballemi me më shumë vështirësi na motivon“, tha Luis Enrique në konferencën e tij para ndeshjes.

“Duke marrë parasysh kontekstin me kaq shumë dëmtime, po bëjmë një sezon shumë të mirë”, shtoi ai.

Spanjolli beson se, ndryshe nga sezoni i kaluar, PSG nuk është më e vetmja skuadër që lufton në krye të renditjes së Ligue 1.

“Liga është më motivuese tani. Do të shohim gjatë sezonit kush janë më të mirët. Aktualisht, Lens është skuadra më e mirë”, vazhdoi trajneri spanjoll.

PSG pret skuadrën e Habib Beye të Rennes këtë të shtunë në “Parc des Prince”, me bretonët që janë në një formë të shkëlqyer me katër fitore rresht.

Luis Enrique ka mbrojtur gjithashtu trajnerin senegalez, i cili së fundmi ishte pranë shkarkimit.

“Pesë javë më parë, të gjithë donin ta ‘vrisnin’. Dhe tani ai është më i miri. Trajneri nuk trajtohet drejt”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)