Pasi është goditur nga topi në gjoks vdes shqiptari teksa luante futboll

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 12:45
Pasi është goditur nga topi në gjoks vdes shqiptari teksa luante futboll

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante futboll.

Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.


(Kosova Sot Online)