Pulisici zgjedhet lojtari më i mirë i Serie A
Reprezentuesi i SHBA-së, Christian Pulisic, është lojtari i Serie A me notën mesatare më të lartë, pak mbi shokun e tij të skuadrës Luka Modric.
Ylli i Milanit, Pulisic, është lojtari më i mirë i Serie A deri tani, sipas notave mesatare të dhëna nga gazetat sportive italiane (përmes “Fantacalcio”).
Pulisici renditet më lart se të gjithë lojtarët që kanë të paktën 50% të paraqitjeve në Serie A këtë sezon, dhe kjo nuk është aspak surprizë duke pasur parasysh se ish-ylli i Chelseat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në 10 ndeshje të kampionatit.
Ylli i Comos, Nico Paz, lojtari i tretë në renditje, ka gjithashtu nëntë kontribute në gola deri tani – pesë gola dhe katër asistime – por i ka arritur këto në 15 paraqitje.
Dy portierë, Mile Svilar i Romës dhe Wladimiro Falcone i Lecces, janë pjesë e top 10-shes.
Falcone ka një notë mesatare prej 6,47, vetëm pak më të lartë se portieri i Milanit, Mike Maignan, me 6,46.
Kenan Yildiz është lojtari i vetëm i Juventusit në top 10; Napoli përfaqësohet nga Frank André Zambo Anguissa, ndërsa Interi nga Marcus Thuram dhe Federico Dimarco.
Pulisic 6,7
Modric 6,6
Nico Paz 6,57
Svilar 6,53
M. Thuram 6,5
Yildiz 6,5
Zambo Anguissa 6,5
Dimarco 6,5
Saelemaekers 6,5
Falcone 6,47.
(Kosova Sot Online)
