Këta janë lojtarët e Realit që ende nuk e kanë përshëndetur Xabi Alonson
Real Madridi e ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin Xabi Alonso pas humbjes në finale të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.
Vendimi i klubit ka ardhur mbrëmë dhe është konfirmuar nga komunikata zyrtare e “Los Blancos”.
Media spanjolle dhe portali “Marca” kanë vënë re një detaj interesant pas largimit të tij: jo të gjithë lojtarët e Real Madridit e kanë uruar apo përshëndetur Alonson në rrjetet sociale, edhe pse shumë prej tyre e kanë bërë këtë.
Sipas të dhënave të fundit, aktualisht janë 7 lojtarë të skuadrës që ende nuk e kanë postuar asnjë mesazh për ish-trajnerin, pavarësisht që shumica e skuadrës dhe yjeve kanë publikuar mesazhe përshëndetëse apo falënderuese pas largimit të tij.
Lista e lojtarëve që në këtë moment nuk e kanë përshëndetur Alonson në rrjetet sociale: Vinícius Jr., Militão, Trent Alexander-Arnold, Mendy, Jude Bellingham, Brahim Díaz (i fokusuar te Copa Afrika me Marokun), Mastantuono, (Endrick nuk është përfshirë, pasi aktualisht është jashtë Real Madridit – i huazuar te Lyon.)
Shkaku i mungesës së këtyre mesazheve nuk dihet me siguri — ndoshta ka pasur përshëndetje private, apo thjesht disa lojtarë kanë vendosur të mos i tregojnë publikisht përshëndetjet e tyre.
(Kosova Sot Online)
