Muriqi i ka realizuar 14 gola këtë sezon në ligën spanjolle

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 11:30
Muriqi i ka realizuar 14 gola këtë sezon në ligën spanjolle

Vedat Muriqi i cili ka realizuar 14 gola këtë sezon në ligën spanjolle ka tërhequr vëmendjen e ish-klubit të tij turk Fenerbahce si zëvendësues potencial i Youssef En-Nesyri i cili është shumë pranë një transferimi te Juventus.

Sipas Diario AS, gjigandi turk është i gatshëm të ofroj 15 milionë€, por sulmuesi kosovar është shprehur publikisht se vendimi i takon klubin të Mallorcas.

Vedat Muriqi pas hattrickut të javës së kaluar është zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë i klubit spanjoll dhe synon të arrijë rekordin e sulmuesit legjendar Samuel Eto’o i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i klubit.

(Kosova Sot Online)