Real Madrid pritet të jetë një nga 12 klubet themeluese të projektit të ri

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 15:30
Real Madrid pritet të jetë një nga 12 klubet themeluese të projektit të ri

Real Madrid pritet të jetë një nga 12 klubet themeluese të projektit të ri NBA Europe, një ligë amerikano-evropiane që pritet të nisë nga sezoni 2027/28.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Miguel Ángel Paniagua në emisionin “El Partidazo” në COPE, duke theksuar se pjesëmarrja e klubit madrilen është 99% e sigurt.

Sipas raportimeve, Real Madrid do të ketë një vend të garantuar në këtë kompeticion të ri, ndërsa katër vende të tjera do të ndahen mbi bazën e meritës sportive. Kjo do të thotë se, nëse marrëveshja finalizohet, Reali nuk do të marrë më pjesë në EuroLeague nga sezoni i përmendur.

Një rol kyç në negociata ka pasur Chus Laghrari, i cili ka qenë figura kryesore e Real Madridit në bisedimet me drejtuesit e NBA-së, duke e çuar marrëveshjen shumë pranë finalizimit. Burime pranë NBA-së e konsiderojnë klubin madrilen si pjesë strategjike të projektit.

Një nga përfitimet më të mëdha për Real Madridin lidhet me tarifën e hyrjes, e cila pritet të jetë dukshëm më e ulët krahasuar me klubet e reja që do të krijohen nga e para në qytete si Londra, Mançesteri apo Roma.

NBA synon një zgjerim serioz në tregun evropian dhe parashikon që brenda 5–6 vitesh, vlera e një serie në NBA Europe të arrijë deri në 1 miliard dollarë, duke e bërë këtë projekt një mundësi historike financiare dhe sportive për klubet pjesëmarrëse.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Real Madrid do të jetë një nga shtyllat kryesore të një epoke të re për basketbollin evropian. 

(Kosova Sot Online)