Arsenali ka nxjerrë një barazim në duel me Bayer Leverkusenin
Arsenali nuk është dorëzuar deri në fund dhe e ka nxjerrë një barazim në duel me Bayer Leverkusenin, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Robert Andrich.
Ndërkaq, “Gunners” nivelizuan gjithçka në minutën e parafundit të lojës përmes Kai Havertz.
Arsenali kështu do t’i hyjë ndeshjes së kthimit në shtëpi dhe shihet si favorit për të kaluar në çerekfinale të Championsit.
(Kosova Sot Online)
