Të martën mbrëma në stadiumin 'Fadil Vokrri' 'Dardanët' presin Turqinë
Kombëtarja e Kosovës është vetëm një hap larg historisë. Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” presin Turqinë në finalen e play-offit për një vend në Kupën e Botës 2026, një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë futbollin kosovar.
Por përballë tyre qëndron një kundërshtar shumë i fortë, jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Kosova ka një vlerë totale të skuadrës rreth 116 milionë euro, ndërsa Turqia arrin në rreth 453 milionë euro.
(Kosova Sot Online)
