Qeveria pritet të miratojë shpërblimin 500 mijë € për futbollistët

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 07:38
Qeveria pritet të miratojë  shpërblimin 500 mijë € për futbollistët

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të rregull.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë të nis nga ora 09:00, në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

Poashtu në këtë mbledhje pritet edhe miratimi i vendimit për dhënien e pagës së 13-të.

(Kosova Sot Online)