Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të Kombëtares
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Turqisë.
Dardanët do ta mbajnë seancën e fundit stërvitore sot prej orës 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes së nesërme.
E paraprakisht, selektori Franco Foda do ta mbajë konferencën për shtyp duke filluar nga ora 10:30.
Nga ana tjetër, turqit nuk do të mbajnë fare stërvitje në Kosovë sot.
(Kosova Sot Online)
