Trajneri i njohur turk: Kosova motivin e historinë, Turqia kualitetin

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 15:30
Trajneri i njohur turk: Kosova motivin e historinë, Turqia kualitetin

Trajneri i njohur turk, Osman Zeki Korkmaz ka analizuar lojën mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Korkmaz e vlerësoi lartë ekipin kombëtar të Kosovës, për të cilin thotë se do të jetë më i motivuar sesa ai turk shkaku i historisë së vendit tonë.

Nga ana tjetër, bëhet realist dhe tregon se Kombëtarja e Turqisë ka ekip më kualitativ, i cili mund ta mposht çdo Kombëtare të Evropës.

“Sa i përket kualitetit, ekipi kombëtar turk ka më shumë kualitet sesa ai i Kosovës, pasi ka shumë talentë të mëdhenj të nivelit botëror. Turqia mund ta mposht çdo ekip në Evropë.”

“Po flasim për një ndeshje, për 90 minuta, për një lojë finale, është tjetër rast. Sepse, ndeshja finale e ka tjetër atmosferë, tjetër stres, tjetër motiv”

“Mendoj se motivi i ekipit kombëtar të Kosovës do të jetë më i fortë sesa i Turqisë për shkak të historisë së tyre shumë më të fuqishme.”

(Kosova Sot Online)