Babai me vajzën në krah hidhet para trenit, qytetarët shpëtojnë vogëlushen

  • 24 September 2019 - 19:29
Babai me vajzën në krah hidhet para trenit, qytetarët shpëtojnë vogëlushen

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin në SHBA e në veçanti banorët e New Yorkut, që ishin dëshmitarë të momentit kur një vajzë 5-vjeçe nxirret e gjallë pasi kishte rënë nën tren.

Babai i vajzës emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur kërceu para trenit numër katër në Bronx.

E siç raporton New York Post, 45-vjeçari po mbante në krahasor bijën e tij kur u hodh përpara trenit në stacionin e Kingsbridge.

Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes, kurse e bija e tij ka mbijetuar.

Siç shihet në video dy burra e nxjerrin vogëlushen nga treni.

(Kosova Sot Online)