Jo vetëm Bebja

  • 30 January 2019 - 07:52
Jo vetëm Bebja

Rita Ora e pranon se has në komplikime me disenjatorët që do ta veshin Rita Ora është ballafaquar me "komplikime" me gjetjen e disenjatorëve të caktuar për ta veshur. Më herët këtë javë, Bebe Rexha ka fyer disa nga disenjatorët për faktin se nuk kishin dashur të punojnë për bërjen e fustanit për ngjarjen "Grammy Awards", sepse ishte cilësuar si "shumë e madhe" me madhësinë 8, dhe tani Ora po ashtu ka pranuar se është ballafaquar edhe ajo me vështirësi për të gjetur disenjatorët e duhur që t'i bëjnë fustane për ngjarjet në tepihun e kuq. Këngëtarja 28 vjeçe ka thënë se, përderisa ajo kurrë këtë nuk e ka konsideruar si "sulm personal" kur ata e kanë refuzuar, ajo vështirë ta gjejë dikë që do ta veshë. Duke folur për "People", Ora ka thënë: "Kishte komplikime, por, sepse duhet të adoptohesh me trupin tënd. Këtë s'e kam parë si sulm personal, por kjo jam unë dhe gjithmonë do të jem kështu'

(Kosova Sot)