U tha se është ndarë prej bashkëshortit, reagon këngëtarja shqiptare

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 09:41
U tha se është ndarë prej bashkëshortit, reagon këngëtarja shqiptare

Së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një vajzë. Ky lajm duket se nuk është aspak i vërtetë dhe këtë e ka pohuar vetë artistja, teksa ka ironizuar lajmet e ndryshme. “Hajde more urime, a ka naj djalë me letra”, shkruan ajo krahas lajmit të ndarjes. Linda tregon se ata janë të lumtur e më të bashkuar se kurrë.

Këngëtarja, e cila ka pak ditë që erdhi në Kosovë, përkundër faktit që ka hequr të gjithë fotografitë me burrin dhe vajzën në rrjete sociale për më shumë privatësi, po shijon një martesë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)