Morena Taraku në qendër të vëmendjes me stilin e ri

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 22:10
Morena Taraku në qendër të vëmendjes me stilin e ri

Morena Taraku, e cila ditë më parë prezantoi veten si bionde, është rikthyer sërish në një zeshkane të theksuar.

Artistja po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, derisa në postimin e fundit ka prezantuar stilin e ri të flokëve.

Ajo vjen sërish në formë të mahnitshme dhe flokët e gjata të zeza i shkojnë mjaft shumë asaj.

Kjo nuk është hera e parë që Morena eksperimenton me gjëra të tilla, pasi vetëm ditë më parë kishte rruajtur komplet kokën.

Sidoqoftë, bukuroshja nga Peja përkundër ndryshimeve po komplimentohet mjaft shumë nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Ajo momentalisht është duke e përgatitur klipin e ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Image

(Kosova Sot Online)