Ja pse Britney Spears ia besoi pasurinë motrës

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 16:18
Ja pse Britney Spears ia besoi pasurinë motrës

Britney Spears ia ka besuar pasurinë e saj multi-milionë dollarëshe motrës së saj të vogël, Jamie Lynn. Vendimi u mor pasi një gjykatë në Los Anxhelos zgjeroi konservatoritetin e këngëtares nga babai deri në shkurt të vitit 2021.

Sipas dokumenteve të gjyqit, të siguruara nga gazetat “The Los Angeles Times” dhe “The Blast”, Lynn paraqiti një dosje gjyqësore javën e kaluar, në të cilën deklaronte se ajo është tanimë e besuara e yllit të popit.

Në dosje 29 vjeçarja kërkoi transferimin e pasurive të Spears në llogaritë e saj si kujdestare. “L.A Times” raporton se kërkesa e Jamie është në pritje të aprovimit nga një gjyqtar.

Në momentin që kërkesa aprovohet, Lynn bëhet përgjegjëse për shpërndarjen e pasurisë së motrës te djemtë e saj kur ajo të ndërrojë jetë.

Image

(Kosova Sot Online)