Soni ndan një moment krah partnerit dhe gjithë vëmendja shkon për çiftin

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 15:51
Soni ndan një moment krah partnerit dhe gjithë vëmendja shkon për çiftin

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private. Soni i përdor kryesisht rrjetet e saj sociale për profesionin e saj dhe shumë rrallë mund të shohim një moment nga jeta e saj private.

Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo ka bërë një përjashtim, duke ndarë një foto krah partnerit të saj, Klevit. Soni dhe partneri i saj ndodhen me pushime në jug të vendit, për t’u shkëputur disa ditë nga kryeqyteti dhe për të kaluar kohë pranë njëri-tjetrit.

Dyshja jeton prej tre vitesh një lidhje të bukur dashurie dhe duket se edhe pse ditët kalojnë, ata janë po njësoj të lumtur e të dashuruar.

(Kosova Sot Online)