Lexoni edhe:
Naimi e mbanë Mihrinë në pëllëmbë të dorës gjersa ajo defilon si një modele e vërtetë
Këngëtarja amerikane, Toni Braxton, në një intervistë për mediat ndërkombetare ka folur më shumë rreth vetes së saj në kohen kur ishte adoleshente si dhe rreth dëshirave më të mëdha në atë kohë. Ajo është shprehur se duhet të kishte qënë më e papërmbajtëshme, të kishte festuar dhe të kishte kryer marrdhënie seksuale më shumë, si dhe ne fund ajo e mbyll intervistën duke u përpjekur të solidarizojë njerëzit që të mbështesin gjithmon fëmijët autikë.
Naimi e mbanë Mihrinë në pëllëmbë të dorës gjersa ajo defilon si një modele e vërtetëLexoni edhe:
“Nuk do të thoja se kam qenë fetare, por jam shpirtërore. Unë besoj te një forcë e madhe. Kur isha shtatë vjeç, familja ime u bë shumë fetare. Ne ishim Dëshmitarë të Jehovait, ne ishim katolikë – provuam gjithçka përpara se të vendoseshim tek United Methodist. E pyeta mamanë time një herë se çfarë po kërkonin dhe ajo thjesht u përgjigj: “Ishin vitet 70”. Vitet 70 ishin një epokë shumë fetare. Mendoj se shumë njerëz po kërkonin rrugën e duhur.
Nuk e kuptova se mund të këndoja deri në vitet e adoleshencës. Këndimi ishte pjesë e fortë e imja dhe familjes time. Zgjoheshim, këndonim, shkonim për të fjetur. Mendoj se në shkollën fillore kuptova se kisha një ton tjetër. Zëri im ishte gjithmonë i ulët. Mbaj mend të gjithë në klasë duke kënduar Joy to the World dhe isha i vetmi person që nuk mund ta këndoja atë.
Askush nuk e beson se si u zbulova. Ata mendojnë se është një histori për publicitet, por është absolutisht e vërtetë. Isha në kolegj dhe një ditë isha në stacionin e karburantit, duke kënduar me vete ndërsa mbushja makinën. Mjeku William E Pettaway Jr, shkrimtar i Girl You Know It’s True (Vajzë ti e di që është e vërtetë) , vjen tek unë dhe më thotë se i pëlqen zëri im dhe se ai do të donte të bënte disa prova me mua. Mendova se ishte thjesht një rresht, por iu bashkova atij dhe ja ku jam.
Më vjen keq që nuk kam bërë më shumë seks kur isha më e re. Duhet të kisha pirë më shumë. Duhet të kisha festuar më shumë. Madje dhe të tymosja më shumë. Mendoj se edukata ime fetare më ndaloi të bëja shumë gjëra që duhej të kisha bërë.

(Kosova Sot Online)