Mariah Carey pranon se e tradhtoi burrin me Derek Jeter

  • G.G /
  • 03 shtator 2020 - 12:09
Mariah Carey pranon se e tradhtoi burrin me Derek Jeter

Mariah Carey pranon romancën me Derek Jeter.

Mariah Carey pranon se ka pasur romancë me Derek Jeter gjatë kohës që ishte e martuar, shkruajnë mediat e huaja.

Së fundmi në një intervistë për Vulture këngëtarja deklaroi se në libër do të përfshihet dhe romanca e saj me basketbollistin Derek Jeter.

Mariah konfirmoi se dy këngë nga albumi i saj “Butterfly” i vitit 1997 ishin për ish-lojtarin e Yankee.Në librin e saj, ajo tregon se  filloi t’i shkruante Jeter “fshehurazi” pasi u takua me të në një darkë.Në atë kohë,ishte ende e martuar me producentin Tommy Mottola, edhe pse ata u divorcuan në 1998.Carey pranoi se puthja e shkëmbyer mes saj dhe Derek në pjesën e sipërme të ndërtesës së tij  e frymëzoi për këngën “The Roof”.“Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. “Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale – përsëri, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore , rrëfeu ajo.” “The Meaning of Mariah Care” pritet të publikohet  më 29 shtator.

(Kosova Sot Online)