Zbulohet një tjetër fiksim i përbashkët i Dafinës dhe Dj Geek

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 14:41
Zbulohet një tjetër fiksim i përbashkët i Dafinës dhe Dj Geek

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kohët e fundit arritën të kthehen në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë dhe ndarjes që erdhi shumë shpejt..

Por, dhe pse ata e kanë mohuar të jenë bashkë, mundësitë që të jetë një gënjeshtër janë të mëdha sepse ato shihen shumë shpesh në prani të njëri-tjetrit.

Dj Geek festoi ditëlindjen dhe sigurisht që Dafina nuk do të mungonte në festën që u organizua.

Madje ajo kishte marrë dhe një dhuratë për të.

Një palë atlete, që me sa duket ishin dashuri me shikim të parë për të pasi ai i  veshi menjëherë dhe pozoi me to.

Dafina dhe DJ Geek qenkan të fiksuar pas atleteve!

Madje ky nuk është një sekret pasi një nga miqtë e përbashkët të të dyve e ka vënë në dukje, duke i etiketuar të dy në një meme.

'Nuk e sheh që ke mjaftueshëm atlete”- shkruhet krahas fotos së aktores së “Bird Box” me sytë e mbyllur, të kthyer tashmë në meme.

“Jo…”- përgjigjet Dafina, e cila ka ndërmend të shtojë koleksionin e saj.

(Kosova Sot Online)