Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë!

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 11:02
Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë!

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike. Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste  u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. 

Së fundmi raportohet se Genta dhe Usta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Emisioni i mëngjesit, #gjesi,raporton se ka mësuar nga burime të afërta se Genta tashmë është shtatzënë në muajin e dytë.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim zyrtar prej saj, por jemi në pritje të konfirmimit të këtij super lajmi.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja  ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

Kujtojmë se në fund të gushtit  Genta ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça me bo” . Në fakt ata kanë sjellë një version të ri të saj, pasi ju kujtojmë se kjo këngë ishte një nga hitet e karantinës.

(Kosova Sot Online)