Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bashkohen sërish?

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 11:10
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bashkohen sërish?

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë bashkuar virtualisht, në tryezën e tyre të lexuar në 'Fast Times At Ridgemont High'.

Imazhet e tyre janë bërë menjëherë virale në rrjet, tek shihen të dy të lumtur.

Kjo është hera e parë që ish-bashkëshortët janë parë së bashku, që kur ata u përshëndetën me njëri-tjetrit në prapaskenë në Screen Actors Guild Awards në Janar.

Jennifer u shfaq pa make-up dhe me flokët e drejta, ndërsa Brad shihet të ketë lënë mjekër. 

Bukuroshja 50-vjeçare dhe aktori 56-vjeçar kanë qënë të martuar nga viti 2000 deri në 2005.

Së bashku me ta, ishin të pranishëm edhe të tjerë personazhe të njohur si Sean Penn, Julia Roberts, Morgan Freeman e të tjerë. 

(Kosova Sot Online)