Rita vishet njësoj me nënën, vështirë t’i dalloni

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 09:43
Rita vishet njësoj me nënën, vështirë t’i dalloni

Rita Ora pozoi me maskë pranë nënës.

Rita Ora komentohet shumë për çdo paraqitje që bën, ndërsa pas famës së saj tashmë të gjithë njohin edhe familjen e artistes.

E ëma e këngëtares, Vera Ora, shumë herë përflitet për ngjashmërinë e madhe që ka me Ritën, e këtë e tregojnë edhe disa fotografi të përbashkëta të tyre.

Së fundi, nënë e bijë pozuan të veshura me kostum të bardhë, të dyja me maska në fytyrë, duke i respektuar masat anti-covid.

Edhe kësaj radhe që të dyja dukeshin shumë të ngjashme, madje Vera pyet ndjekësit “Kush është kush?.

Rita Ora së fundi ka filluar përgatitjet për videoklipin e ri, kurse së shpejti do ta shohim në skenën e një festivali.

(Kosova Sot Online)