Lexoni edhe:
'Elita 5' për fundvit vjen me këngë të re
Në muajin qershor, Behar Morina, pjesë e grupit të këngëtarit Shkelzen Jetishit kishte vrarë veten duke u varur në litar në një vend të pabanuar të fshatit Moglicë të Gjakovës.
Ndalimi i aktivitetit në klubet e natës si pasojë e pandemisë ka vënë në vështirësi shumë artistë, të cilët nga mungesa e të ardhurave shkojnë deri në vetëvrasje.
Kështu, sispas këngëtarit Labinot Rexha, i cili duke folur për problemet financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19, tregoi se edhe Behar Morina, kishte vendosur t’i marr vetes jetën pikërisht për shkak të borxheve.
“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, zbuloi Rexha disa ditë më parë në një televizion shqiptar.
'Elita 5' për fundvit vjen me këngë të reLexoni edhe:
“Po dëgjoj se shokë të ngushtë janë rrahur prej borxheve të pakthyera, premtojnë se i shlyejnë psh në datë 15 shtator, dhe s’kanë pas mundësi… kështu është kur bëhet fjalë për shifra 20 mijë euro. Artistët janë në vështirësi” , u shpreh i revoltuar këngëtari Rexha.
Kujtojmë, për vdekjen e Behar Morinës kishte thënë detaje edhe Policia e Kosovës.
“ Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, kishte thënë Policia
Ndërkaq, personin e gjeti të varur në litar këngëtari Shkelzen Jetishi, i njohur si Xeni, i cili kishte folur shkurt rreth ngjarjes, duke thënë se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.
“Ai është dhëndrri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, ishte shprehur Xeni.
(Kosova Sot Online)