Jessica Alba i rikthehet aktrimit

  • A.P /
  • 30 shtator 2020 - 16:30
Jessica Alba i rikthehet aktrimit

Ylli i njohur hollywoodian ka shërbyer si themeluese dhe drejtuese e kompanisë së saj, për tetë vjet rresht, dhe tani ka deklaruar se e ka shijuar punën rreth xhirimit të serisë së re televizive, “L.A.’s Finest”.

“Kam shërbyer për tetë vjet si themeluese e kompanisë dhe kam kaluar orë të tëra nëpër takime zyrtare rreth sigurimit të pajisjeve dhe produkteve të nevojshme të punës, dhe t’iu them të drejtën nuk është një detyrë glamuroze. Thjeshtë kisha nevojë të pauzoja pak”, citohet të ketë thënë Alba gjatë intervistës me Josh Horowitz për emisionin “Stir Crazy”.



Dhe kur u pyet nëse më shumë do të preferonte të mos punojë kurrë më si aktore, apo t’i ndiqte audicionet nga njëra anë e qytetit në tjetrën, aktorja u përgjigj: “Të mos punoja kurrë, sepse mëson më shumë për veten kur refuzohesh në audicione”.

Ndërkohë, Jessica Alba dëshiron që kompania e saj “Honest” ta vlerësojë shëndetin e klientëve, mirëqenien dhe stabilitetin e tyre. Aktorja thotë se i pëlqen të fokusohet në kërkesat dhe dëshirat e konsumatorëve, dhe të prodhojë produkte të cilat atyre iu nevojiten.

“Honest” është një kompani shumë e suksesshme, produktet e së cilës vlerësohen lartë për mospërfshirjen e kimikateve artificiale dhe të dëmshme për njeriun e ambientin. Falë këtij biznesi, Jessica Alba e cila shquhet për një karrierë të jashtëzakonshme si aktore, ka arritur të shndërrohet në një afariste të suksesshme dhe ta ndërtojë një pasuri miliarda dollarësh.


(Kosova Sot Online)