Rita Ora e pikëlluar për humbjen e Eddie Van Halen

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 10:48
Rita Ora e pikëlluar për humbjen e Eddie Van Halen

Rita shprehu ngushëllime për vdekjen e Eddie Van Halen.

Kitaristi legjendar  Eddie Van Halen ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Legjenda e rokut ka lënë pas shumë hite, ndërsa emra të njohur të industrisë së muzikës e vlerësojnë lart veprën e tij.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shprehur e pikëlluar pasi mori lajmin për vdekjen e Eddi Van Halen.

Ajo publikoi një foto të vjetër të Halen, ndërsa shkroi se legjenda e rokut do të jetojë gjithmonë

Eddie vdiq të martën në spitalin St. John në Santa Monica, ai vuante nga sëmundja e kancerit, e cila së fundi i ishte shpërndarë në disa pjesë të trupit.

(Kosova Sot Online)