Maluma thumbon Neymarin me këtë mbishkrim

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 13:19
Maluma thumbon Neymarin me këtë mbishkrim

Këngëtari i njohur Maluma duket se me një fotografi të publikuar ka thumbuar futbollistin Neymar.

U përfol shumë për lidhjen e tij me modelen Natalia Barulich por pas ndarjes gjërat u bënë keq pasi Natalia u lidh me shokun e tij, futbollistin e njohur Neymar.

Pas një video të publikuar nga shoqëria e Neymar, duke përqeshur  këngën e re të Malumës, duket se këngëtari ka vendosur ti kthej thumbin duke publikuar disa imazhe me mbishkrim “El favorito de tu novia” që në shqip do të thotë ” I preferuari i së dashurës tënde”.

Pas këtij publikimi këngëtari mori mijëra komente, ku shihet se të gjithë kuptuan se për kë bëhet fjalë.

Ende nuk ka ndonjë koment nga ana e Neymar apo Natalias.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

El favorito de tu novia ë

A post shared by MALUMA (@maluma) on

(Kosova Sot Online)