Genta Ismajli nuk ndalet, zbulohet surpriza e madhe e këngëtares për fansat e saj
Genta ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë.
Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke. “Do të jetë befasi dhe nuk do e zbuloj emrin tani, por kënga do të jetë në gjuhën turke dhe të gjithë do e këndojnë”, ka thënë Genta, duke e mbajtur sekret emrin e artistit me të cilin do të bashhkëpunojë.
Në artikull thuhet se këto ditë këngëtarja do të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar projektin e saj muzikor. Kujtojmë se në muajin gusht, Genta publikoi këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me Marselin dhe që nga aty nisën komentet e shumta nga fansat e saj turk.
(Kosova Sot Online)