Kush e ndjek e kë e ndjek në Instagram Vjosa Osmani!

  • G.G /
  • 19 tetor 2020 - 14:51
Kush e ndjek e kë e ndjek në Instagram Vjosa Osmani!

Vjosa Osmani është aktive në rrjetet sociale. Ajo përdor Facebook-un, Twitter-in e Instagram-in si mjete komunikimi dhe promovimi të punës së saj. Në Instagram atë e ndjekin mbi 39 mijë persona e i ndjek rreth 160, megjithatë ajo aty nuk i mban disa nga figurat kryesore të partisë së saj, LDK’së.

Rrjetet sociale janë një ndër format më moderne për të promovuar punën dhe aktivitetet të cilat duam t’i shfaqim në publik.

Ato përdoren edhe nga politikanët, të cilët përmes rrjeteve sociale mundohen të jenë sa më afër simpatizantëve dhe votuesve të tyre.

Një ndër emrat e politikës vendore që përdor rrjetet sociale është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo përdor Facebook, Twitter e Instagram, ku poston aktivitetet e saj kryesore .

Në Instagram, Vjosa Osmani ka 164 mijë ndjekës, ndërkaq ajo i ndjek vetëm 162 prej tyre.

Në mesin e 162 personave që ndjek në Instagram, kryeparlamentarja e cila vjen nga radhët e LDK’së, duket se nuk ka gjetur vend edhe për disa nga figurat kryesore të partisë.

Besian Mustafa, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Anton Quni, Xhafer Tahiri, Imri Ahmeti, Doruntinë Maloku, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku e Haxhi Avdyli janë bashkëpartiakët që ndjekin Osmanin në Instagram e të cilët i ndjek edhe ajo.

Megjithatë, Osmani nuk i ndjek nënkryetarin e partisë, Avdullah Hotin, anëtarin e kryesisë Arban Abrashin, kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin e kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin.

As Hoti, Abrashi, Haziri e Muhaxheri nuk e ndjekin Osmanin në Instagram.

(Kosova Sot Online)