Nënë për herë të parë, Nicki Minaj ndan foton e veçantë të vogëlushit

  • G.G /
  • 22 tetor 2020 - 12:44
Nënë për herë të parë, Nicki Minaj ndan foton e veçantë të vogëlushit

Reperja e njohur, Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto të këmbës së bebit duke treguar emocionet që ndjen tashmë.

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, ka shkruar Nicki krah fotos ku nuk kanë munguar komentet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e reperes.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Minaj publikoi edhe urimet dhe dhuratat e mbërritura nga miqtë e saj artistë, ndër to dhe Beyonce, duke i falenderuar të gjithë që kanë zgjedhur fjalët më të dashura në një moment kaq të veçantë në jetën e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy Anniversary, my love ♥ë

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

(Kosova Sot Online)