Del ilegalisht kënga bashkëpunim mes Dua Lipës e Kanye West

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 14:22
Del ilegalisht kënga bashkëpunim mes Dua Lipës e Kanye West

Publikohet bashkëpunimi sekret i Kanye West dhe Dua Lipës!

Dua Lipa këngëtarja me famë botërore është njëra ndër këngëtaret më aktive për momentin, kjo për shkak punës së saj të palodhshme që ajo po bënë s ai përket jetës së saj profesionale.

Sukseset e Duas si duket nuk po kanë të ndalur, një bashkëpunim i fshehtë mes Kanye West dhe Dua Lipës është publikuar së fundmi në internet.

Kënga, e quajtur “Law Of Attraction” u regjistrua dy vjet më parë për albumin e Kanye, ‘Yandhi’ por nuk u publikua kurrë.

Një klip një minutësh i këngës po qarkullon në rrjet dhe po bën namin. Sipas “The Sun” Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tijën.

Po e njëjta media shkruan se ajo ishte e lumtur që hyri në studio me të sepse ishte një përvojë emocionuese, por fatkeqësisht kënga nuk u publikua kurrë.

Të gjithë ishin kureshtar të dinin se pse kjo këngë nuk u publikua, por sipas Kanye kur është publikuar album i tij, i gjithë koncepti i albumit kishte ndryshuar dhe kjo pjesë nuk përshtatej më.

Megjithatë, shanset që në të ardhmen dy super artistët të bashkojnë sërish janë të mëdha dhe  në momentin që do të ndodh me siguri do jetë një super hit botëror.

Teksa Kanye i është futur politikës, Dua vijon me sukseset.

Së fundmi, ajo është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”. Dua ka ndarë lajmin e madh në rrjetet sociale, ku ka treguar se është nominuar në kategorinë “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Po ashtu, ajo na ka paralajmëruar se ka në plan diçka shumë speciale gjatë dhënies së çmimeve, në të cilat ajo po merr pjesë për herë të tretë radhazi.

Dua Lipa ka njoftuar dje në rrjetet sociale se më 30 tetor do të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtaren belge Anegle.

Ajo ka ndarë një foto me të, ku shihen duke kërcyer, duke treguar se kënga titullohet “Fever”.

Me zemër të thyer, Dua njoftoi 3 ditë më parë se turneun e saj evropian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja më e njohur shqiptare shkruan se biletat mbeten të vlefshme, teksa na premton surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)