Bleona Qereti: Jam zyrtarisht e dashuruar me Richard Grenell…

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:45
Bleona Qereti: Jam zyrtarisht e dashuruar me Richard Grenell…

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti tregoi publikisht se në zgjedhjet elektorale të Amerikës mbështet Presidentin Donald Trump. Së fundmi Bleona ka ndarë një video me ambasadorin e huaj amerikan, Richard Grenell, duke ndarë me të gjithë konsideratën që gëzon për të.

“Jam zyrtarisht në dashuri me atë njeri, nuk mund ta falenderoj mjaftueshëm për atë që ai ka bërë për njerëzit e mi, për të gjithë ne, për shqiptarët. Faleminderit ambasadori Grenell”, ka pohuar artistja gjatë fjalimit të mbajtur në eventin e fundit që i ka bërë sërish bashkë shqiptarët në Amerikë.
Kujtojmë se ditën e sotme në SHBA zgjidhet dhe fituesi i zgjedhjeve nga gara e shumëkomentuar dhe përfolur midis Donald Trump dhe Joe Biden.

(Kosova Sot Online)