Indri përballet me Vanesën: S’të kam thënë të dua

  • A.P /
  • 23 June 2026 - 09:02
Indri përballet me Vanesën: S’të kam thënë të dua

Një nga përballjet më të forta në Post Ferma VIP ishte ajo mes Vanesës dhe Indrit, të cilët sqaruan publikisht raportin e tyre pas përfundimit të spektaklit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vanesa u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas daljes nga ferma, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, ndërsa sipas saj ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua.

 

Nga ana tjetër, Indri mohoi se kishte luajtur me ndjenjat e saj dhe këmbënguli se çdo gjë që kishte thënë brenda fermës ishte e sinqertë.

Indri pranoi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepruar pas largimit të Vanesës, por mohoi që Klevisa të kishte qenë arsyeja e krisjes së raportit të tyre.

(Kosova Sot Online)